Përfshihet nga flakët autobusi, shoferi del me bidon për ta shuar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.09.2025, 15:13

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të enjte në qytetin e Durrësit, ku një autobus urban është përfshirë papritur nga flakët gjatë lëvizjes.

Në pamjet e dërguara pranë redaksisë sonë shihet se shoferi i mjetit, i zënë ngushtë nga situata, ka dalë jashtë dhe ka tentuar të shuajë zjarrin me një shishe uji. Përpjekja e tij, megjithëse e guximshme, është dukur e pamjaftueshme.

Sipas pamjeve, flakët duket se kanë shpërthyer në pjesën e rrotës së prapme të autobusit, ndërsa shkaqet ende mbeten të paqarta. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit