Numri i bashkive që do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme ka shkuar në gjashtë.
Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit, që mbetën pa kryetarë pas zgjedhjes së tyre si deputetë më 11 maj, tre të tjera pritet të bashkohen në këtë proces: Tirana, Vlora dhe Cërriku.
Në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka propozuar zyrtarisht Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare bashkie, pas largimit të Erion Veliajt, i arrestuar në shkurt. Në Vlorë, dorëheqja e papritur e Ermal Dredhës ka lënë bosh postin e drejtuesit lokal, ndërsa në Cërrik, Andis Salla është emëruar ministër i Bujqësisë në qeverinë “Rama 4”.
Ndërsa Ervin Demo (Berat), Tërmet Peçi (Tepelenë) dhe Agron Malaj (Mat) do të betohen nesër si deputetë në Kuvend, mbetet për t’u dekretuar data zyrtare e zgjedhjeve të reja nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj.