Një zhvillim surprizë ka tronditur skenën politike: Besfort Lamallari është emëruar Ministër i Drejtësisë, duke marrë stafetën e një prej ministrive më të rëndësishme të qeverisë. Por ajo që ka bërë më shumë bujë është “pozicioni i ri” i Ulsi Manjës, i cili sipas zërave ironikë ka përfunduar “roje Kuvendi”.
Ky rotacion ka hapur një sërë reagimesh sarkastike në rrjetet sociale, ku qytetarët komentojnë me humor mbi “karrierën e re” të Manjës duke e zhveshur nga posti i ministrit të Drejtësisë.
Rama i dha Manjës drejtimin e Komisionit të Ligjeve duke e lënë pa post për këtë mandat qeverisës.