Durrësi u zgjua sot në një mëngjes të pazakontë, mes tragjedisë njerëzore ku një 44-vjeçar baba i tre fëmijëve humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike të një shtylle për shkak të lagështisë, dhe përmbytjeve që pushtuan disa zona të qytetit si pasojë e dështimit të rrjetit kullues për pak orë shi.
Veliera e qyteti, një investim që kushtoi disa milion euro përfundoi e përmbytur duke u bllokuar për disa orë. Me qindra shtëpi përjetuan futjen e ujit në brendësi të tyre, ku durrsakët hapën sytë me ujin që u kishte shkuar te krevati i dhomës së gjumit.
Askush nuk mban përgjegjësi për këtë dëm që shkaktohet sa herë që qyteti bregdetar përjeton reshje shiu. Madje kryetarja e zgjedhur nga qytetarët Durrsakë, Emiriana Sako, u nis herët për të marrë pjesë në asamblenë e partisë ku u prezantua qeveria e re.
Durrsakët u lanë ta përballojnë vetë të gjithën. Në lagjen 16 dhe 17, me dhjetëra automjete u përmbytën, përveç shtëpive dhe bizneseve. Në një mesazh të gjatë për redaksinë tonë, një qytetar nuk ngurron që ta shfaqë pakënajqësinë e krijuar nga e gjithë kjo situatë.
Ai shkruan:
"Emiriana Sako harroj të përgatisë qytetin për rreshjet e shiut. Vetëm te lagjia 16-17 janë përmbytur mbi 100 makina të gjitha me kosto nga 2 000 deri në 15 000 euro. Për shkak të disa njerëzve që 9 nga 10 qëllimet e tyre në detyrë kanë si të vjedhin dhe të korruptojnë. Si të zhvasin këtë popull!
Kolektori i Durrësit në Porto Romano nuk është në kapacitetin e tij optimal. Më pasktë nuk ka qenë kurrë që mbas Enver Hoxhës. Madje 1 kolektor që është, është jashtë funksionit dhe në vend që të shtohet është mangut.
Kanalizimet e papastruara, koshat e plegrave pa rrota. Durrësi nuk ka më shumë se 5-6 stacione autobusi fizik nga 80 që ka në total. Nuk ka as stol as tabelë asnjëlloj shenje. Paguajmë karburantin ndër më të shtenjtët në Evropë, ushimet më të shtenjta se Gjermania, teksa për ndriçim-gjelbërim, ujë, drita, kamatonesë, TVSH-në dhe mbytemi çdo vit.
Mallkuar qofshi dhe u djegshi në ferr me kokën poshtë! E keni vendin gati po ju pret, ashtu sikur besoni që nuk ka Zot kur vidhni, ashtu ama dhe besoni që ka zot kur shikoni dhe shijoni bukuritë e natyrës dhe thoni: Shiko çfarë ka bërë Zoti. Prandaj që ky Zot, se Nepal ne nuk e bëjm dot, me sa duket kemi 35-vjet,
Njerëzit më bastard në planet, duke filluar nga Vangjush Dako që i rri projekti 10 milion euro para dritares së shtëpisë i përmbytur se nuk futi një tub uji në projekt ta nxirrte me pompë. Mallkuar qofshi që ora juaj bën sa një fushatë punimesh për të pastruar kanalizimet e qytetit.
Mallkuar qofshi që makina juaj bën sa ndiçimi i një lagjeje që mungon! Mallkuar qofshi që vila juar e tretë bën sa një kolektor. Mallkuar qofshi e u djegshi në ferr me kokën poshtë në përjetësi!"