Të gjithë emrat e ministrave të kabinetit Rama IV!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.09.2025, 13:19

Prej dy orësh, Asambleja Socialiste zhvilloi punimet në Pallatin e Kongreseve ku Edi Rama shpalli qeverinë e re! Emrat kanë bërë karrierë në artin e shpërdorimit të detyrës dhe të fondeve publike.

Për më shumë:

Niko Peleshi u propozua si kryetar i Kuvendit, ndërsa deputetja e Durrësit Klodjana Spahiu u propozua si nënkryetare e parlamentin. Rama riktheu Taulant Ballën në rolin e kryetarin të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasterët e Rama 4.

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (rikonfirmohet në detyrë);

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë (zëvendëson Ervin Hoxhën);

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin);

Petrit Malaj – Ministria e Financave (rikonfirmohet në detyrë);

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin);

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit);

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit);

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (pedagoge);

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit);

Diella (e krijuar me inteligjencë artificiale) – Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike;

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë (pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve);

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes (rikonfirmohet në detyrë);

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (kryebashkiaku aktual i Cërrikut);

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (pason Arbjan Maznikun);

Majlinda Dhuka – Kryenegociatorja e Shqipërisë;

Adea Pirdeni – Zv/Kryenegociatorja e Shqipërisë;

Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

Kryeministri Edi Rama ka larguar nga kabineti i vjetër i qeverisë disa ministra, duke i zëvendësuar këta të fundit me emra të rinj.

Ervin Hoxhaj Igli Hasani Arbjan Mazniku Ogerta Manastirliu Ulsi Manja Bora Muzhaqi Anila Denaj Taulant Balla

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit