Banorët e lagjes Gurra në Lezhë në ankth nga shtëpia funerale: Zhurmat dhe vajtimet po na shkatërrojnë jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.09.2025, 14:00

Banorët e Lagjes Gurra në Lezhë janë të shqetësuar thellë nga organizimi i funeraleve në katin e parë të pallateve ku jetojnë. Ata ankohen për zhurma të mëdha, vajtime të forta dhe bllokime të rrugëve përreth, që po e bëjnë të pamundur jetesën normale në lagje.

Pavarësisht peticioneve dhe ankesave të shumta drejtuar autoriteteve, deri tani nuk ka pasur asnjë zgjidhje, duke lënë banorët të shqetësuar dhe me frikë, sidomos për fëmijët e tyre që po preken nga kjo situatë e rënduar. Banorët bëjnë apel për ndërhyrje urgjente dhe mirëkuptim, duke kërkuar që këto aktivitete të organizohen në mënyrë që të mos dëmtojnë qetësinë dhe jetën e përditshme në lagje.

Denoncimi:

Përshëndetje! Jemi banore të Lezhës, nga Lagjja Gurra, dhe jemi shumë të shqetësuara nga organizimi i funeraleve në katin e parë të pallatit tonë. Ka vajtime, bllokime të rrugëve përreth, zhurma të mëdha dhe kjo situatë po na vështirëson jetesën në ambientin ku jetojmë. Kemi bërë peticione dhe ankesa të vazhdueshme, por fatkeqësisht nuk ka pasur asnjë zgjidhje nga autoritetet përgjegjëse. Ju lutemi shumë që të publikoni këtë shqetësim, sepse situata është bërë e papranueshme dhe po na trembin shumë fëmijët tanë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit