Blerina Gjylameti do të jetë pjesë e parlamentit pas zgjedhjes së Ramës ndaj Ogerta Manastirliut në krye të bashkisë Tiranë. Mandati i Manastirliut do t'i kalojë Gjylametit të cilës i doli gjuha jashtë dhe luftoi kokë më kokë me Olta Xhaçkën.
Ajo kërkoi hapje të kutive e rinumërim të votave por u tërhoq pas kritikave të Ramës në grupin e PS në WhatsApp duke e akuzuar këtë të fundit se "po i merrte fytyrën".
Duket se fati i ka buzëqeshur Gjylametit e cila do të rifutet në Kuvend si deputete.