Skandale shëndetësore, mungesë pajisjesh, Rama i heq shëndetësinë Koçiut dhe i beson punët e brendshme

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.09.2025, 12:48

Sistemi shëndetësor shqiptar prej kohësh është kthyer në një kronikë skandalesh të pafundme: spitale pa pajisje bazike, mungesë ilaçesh, pacientë që endet korridoreve në kërkim të një shërbimi dinjitoz, ndërkohë që qytetarët detyrohen të paguajnë nga xhepi për çdo gjë.

Pas gjithë këtyre dështimeve, kryeministri Rama vendosi t’i marrë shëndetësinë ministrit Koçiu por jo për t’i dhënë fund kaosit, përkundrazi. Në një lëvizje të papritur, atij i besohet dikasteri i brendshëm, me arsyetimin e çuditshëm se ka “përkushtim ndaj qytetarëve”. Një justifikim që bie ndesh me realitetin e dhimbshëm të spitaleve ku qytetarët kanë mbetur në mëshirë të fatit.

Në vend që të mbajë përgjegjësi për gjendjen dramatike të shëndetësisë, qeveria shpërblen dështimet me poste të reja. Shëndetësia mbetet në kolaps, ndërsa qytetarët pyesin me ironi: nëse ky ishte “përkushtimi” i Koçiut ndaj pacientëve, çfarë do të thotë kjo për sigurinë publike?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit