“Kuvendi me 101 deputetë”, Rama: Socialistët duhet të udhëheqin deri në 2050

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2025, 12:23

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, deklaroi se PS duhet të vijojë të udhëheqë vendin për dekadat e ardhshme, deri në vitin 2050. Sipas tij, ndërrimi i partive çdo katër vjet është një "përrallë", ndërsa qëndrueshmëria në qeverisje është një detyrim për të garantuar të ardhmen e vendit.

“Përrallat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet lërjani atyre që tregojnë përralla. Nuk është mëkat, është detyrim që ne ta shohim PS-në në krye edhe në 2030 dhe në 2040 dhe në 2050. D.m.th. që ju ta shini. Prandaj ju ftoj ta vlerësoni si detyrim shumë serioz, investim serioz i të gjithë juve në qendër dhe territor ndaj Shqipërisë së një gjenerate tjetër.”

Në të njëjtën mbledhje, ai propozoi edhe një reformë kushtetuese për reduktimin e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, duke sugjeruar që numri i tyre të shkojë në maksimumi 101. Rama argumentoi se ky ndryshim është i nevojshëm në kuadër të reformimit të institucioneve dhe afrimit të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian.

"Na duhet reformimi i institucioneve të këtij vendi, duke filluar nga Kuvendi. Thuajse çdo shqiptar mendon se numri i deputetëve është i tepërt. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në të paktën 101 deputetë, do të kishte vetëm impakt pozitiv në më shumë se sa një aspekt. Prandaj ky ndryshim pozitiv kushtetues duhet të jetë një motiv i yni, i cili përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë dhe atyre që e çuan në vend tjetër votën”, tha Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit