Në kabinetin e ri “Rama IV”, Belinda Balluku do të vijojë të jetë e preferuara e Ramës. Edhe në këtë mandat të PS, Balluku do të mbajë sërish postin si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, poste që duket se vetëm ajo di ta mbajë me aq finesë.
Pavarësisht akuzave për shpërdorim detyre dhe abuzime në tendera dhe projekte që kanë të bëjnë me Ministrinë e Infrastrukturës dh Energjisë, Balluku do të vijojë të mbaje postet që ka. Sepse në fund të ditës, në qeverinë Rama, Balluku nuk zbret, as nga froni, as nga podiumi, dhe aq më pak nuk del kollaj nga zemra e shefit.