Gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi propozimet e tij për drejtimin e institucioneve kryesore parlamentare në legjislaturën e re që nis të premten.
Ai sugjeroi Niko Peleshin si kandidat për postin e Kryetarit të Kuvendit, një detyrë që deri tani është mbajtur nga Elisa Spiropali. Për postin e nënkryetares së parlamentit, Rama propozoi deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu, duke e cilësuar si figurën më të përshtatshme falë përvojës së saj në katër legjislatura.
Kjo e fundit e priti me emocion emërimin e gati sa s'i ra të fikët...
Ndërkohë, për drejtimin e Grupit Parlamentar të PS-së, Rama vendosi t’i riafirmojë besimin Taulant Ballës.