Sytë me lot dhe fytyra e ngrirë, si e priti Manastirliu ‘shkarkimin surprizë’ të Ramës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2025, 12:16

Kryeministri Edi Rama ka propozuar zyrtarisht Ogerta Manastirliun si kandidate të Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Tiranës, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Rama e cilësoi situatën aktuale si një emergjencë për kryeqytetin, i cili prej shtatë muajsh është pa një kryetar legjitim pas arrestimit të Erion Veliajt.

Kryeministri i shprehu mbështetjen Manastirliut duke thënë se është figura e përshtatshme për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, por duke harruar vjedhjet e shumta që ka bërë në kohën kur ishte ministre Shëndetësie, por edhe tani në krye të Arsimit.

E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. Prandaj PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë, duke ngritur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur. Duhet të më besosh ti e të gjithë. Nuk kemi pse kërkojmë një person më të përshtatshëm. Është radha jote ta udhëheqësh Tiranë me ambicien, qetësinë që të karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim duke u bënë në rresht pas teje”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë ajo që ra në sy ishte fytyra e ngrirë e Manastirliut gjatë shkarkim,it të saj por edhe kandidimit si kryebashkiake. Për asnjë moment ajo nuk duartrokiti apo buzëqeshi si kolegët e saj, por u shfaq e pikëlluar dhe me lot në sy.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit