Rama ia heq “Mamicës” ia jep Nikos, Peleshi i tenderave të kuq kryetar i Kuvendit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.09.2025, 12:06

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama ka propozuar Niko Peleshin si kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Kryeministri ia ka hequr postin "Mamicës" Spiropali duke ia dhënë Niko Peleshit.

Më 30 korrik të vitit 2022 Spiropali me propozim të Ramës, me 75 vota pro dhe 4 kundër, u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Tashmë në këtë legjislaturë të 11-të, postin në fjalë pritet ta mbajë Niko Peleshi, ish-ministër i Mbrojtjes i akuzur për disa çështje, i thirrur disa herë në SPAK.

JOQ ka raportuar disa herë për Niko Peleshin, duke e akuzuar për çështje të ndryshme që kanë ngjallur debate dhe polemika në skenën politike dhe jo vetëm. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Ramën që t’i besojë një post kaq të rëndësishëm në institucionet e shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit