Miliardat e shëndetësisë nuk mjaftuan, tani hajdutja Manastirliu do Tiranën, SPAK thotë “amin”

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 11.09.2025, 11:45

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë zyrtarisht Erion Veliajn nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës dhe ka propozuar Ogerta Manastirliun si pasardhëse. Vendimi vjen në një moment kritik, pasi Tirana sipas Ramës “s’mund të gdhihet e ngryset si një trup pa kokë” dhe qytetarët nuk mund të presin më as 7 ditë për transparencë në drejtimin e bashkisë.

Rama u shpreh se Ogerta Manastirliu është “njeriu që i duhet sot Tiranës” për shkak të përkushtimit, integritetit dhe kujdesit për publikun.

Por për shumë qytetarë, kjo emërim ngre pikëpyetje të mëdha. JOQ Albania ka publikuar më herët një sërë denoncimesh për tendera dhe abuzime të dyshuara gjatë kohës kur Manastirliu drejtonte shëndetësinë, me kontrata që kapnin miliarda lekë. Megjithë këto denoncime publike, deri më sot SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim apo hetim të dukshëm.

Ndërkohë që Rama e quan “vendim vizionar”, qytetarët e Tiranës pyesin nëse kjo lëvizje do të sjellë transparencë, apo thjesht do të transferojë “recetat” e shëndetësisë në Bashkinë e Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit