Rrugët janë mbuluar nga inertet, mbeturinat e rrobat: Bashkia ka harruar detyrat e saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2025, 11:42

Në qytetin e Beratit, pas qendrës “Lira” dhe shumë pranë bypass-it të ri, është krijuar një situatë shqetësuese mjedisore për banorët e jo vetëm.

Mbeturina të shumta dhe inerte të ndryshme janë grumbulluar në zonë, ndërsa autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë lloj mase për pastrimin e tyre.

Qytetarët shprehen se situata po përkeqësohet çdo ditë, pasi mbeturinat po shtohen në mungesë të ndërhyrjes së strukturave përgjegjëse. Pavarësisht afërsisë me një nga akset kryesore të qytetit, zona është lënë pas dore dhe përbën rrezik për ambientin dhe shëndetin publik.

Banorët i kërkojnë Bashkisë së Beratit të ndërhyjë sa më parë për pastrimin dhe rehabilitimin e zonës pasi realiteti është krejt ndryshe nga postimet në rrjetet sociale të kryetarit të komanduar, Ervin Ceca, i cili mburret se pastron çdo cep të qytetit.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje JOQ, shihni ca behet ne qytetin e Beratit mbrapa qendres lira. 5 m nga baypassi s'eshte mare asnje mase pastrimi nga bashkia per keto mbeturina dhe inerte qe sa vijne e shtohen"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit