Rrugët e përmbytura i morën jetën: 43-vjeçari preku shtyllën e ndriçimit dhe vdiq nga rryma

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.09.2025, 10:30

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 6 të qytetit të Durrësit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike në një rrugë të përmbytur.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në një segment rrugor të mbuluar nga uji pas reshjeve të dendura gjatë natës. Dyshohet se viktima, Bardhyl Kaloshi, banor i zonës, është goditur nga rryma elektrike teksa ka tentuar të mbahet te një shtyllë ndriçimi, në të cilën ka pasur energji aktive.

Nivelet e ujit në rrugë në momentin e ngjarjes kanë qenë të larta, duke shtuar ndjeshëm rrezikun nga instalimet elektrike që kanë qenë të ekspozuara, por OSHEE dhe bashkia Durrës s'kanë marrrë asnjë masë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për këtë incident tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit