OSHEE e Karakaçit nuk reagoi, shtylla e dëmtuar në Durrës i merr jetën 44-vjeçarit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.09.2025, 09:00

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një 44-vjeçar, Fatbardh Kaloshi, ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë lagështirës së krijuar nga uji. Ai ishte baba i tre fëmijëve dhe ngjarja ka tronditur komunitetin vendas.

Sipas banorëve dhe bizneseve të zonës, prej një jave ishin dhënë sinjalizime për një shtyllë elektrike të dëmtuar që përbënte rrezik serioz. Megjithatë, pavarësisht raportimeve, asnjë institucion nuk kishte marrë masa për ta riparuar, duke sjellë pasojën fatale.

OSHEE me drejtues Enea Karakaçi dhe bashkia Durrës sot si pasojë e ngekizhencës së problemit në fjalë morën jetën e një 44-vjeçari. Familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi për neglizhencën institucionale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit