“Mjaft është mjaft, Durrësi ka nevojë për bashki që punon, jo që noton”

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 11.09.2025, 08:32

Mëngjesin e sotëm vendi është zgjuar nën reshje shiu, ndërsa situata më e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit. Për shkak të përmbytjeve të shumta, lagje të tëra janë paralizuar dhe qytetarët ankohen se nuk mund të dalin nga banesat për të shkuar në punë apo në shkollë.

Pamjet e ardhura në redaksinë e JOQ tregojnë rrugë të mbuluara nga uji dhe banorë të detyruar të ecin mes baltës dhe përmbytjes. Disa prej tyre thonë se uji ka arritur deri në gjysmë metri, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të këmbësorëve dhe automjeteve.

Një qytetar shprehet me ironi:
“Ky është Durrësi turistik. Nuk dalin dot njerëzit të ikin në punë. Duhet të ikim me komardare. Lagjia 17 Durrës, pranë stacionit të trenit.”

Një tjetër thotë:
“Durrës, nuk shkojmë dot në shkollë nga gjendja fatale. Uji ka arritur gjysmë metër.”

Ndërsa një denoncim i fortë për institucionet vendore vjen nga një banor tjetër:
“Mjaft është mjaft. Durrësi ka nevojë për bashki që punon, jo që noton.”

Situata ka nxitur zemërim dhe irritim të madh tek qytetarët, të cilët thonë se fenomeni përsëritet sa herë ka reshje më të dendura, duke treguar mungesë masash të dukshme nga ana e bashkisë për të parandaluar përmbytjet në një prej qyteteve më të mëdha turistike të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit