Tentoi të grabiste me thikë dyqanin, neutralizohet me tek lëvizje nga ish-ishtaraku

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.09.2025, 00:56

Një tentativë grabitjeje është regjistruar disa ditë më parë në një dyqan celularesh në Tiranë. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, një person hyn me thikë në dorë dhe kërcënon punonjësin e dyqanit.

Por, për fat të mirë, në atë moment aty ndodhej rastësisht një klient, i identifikuar si Bori, ish-anëtar i Forcave të Armatosura. Me një reagim të menjëhershëm dhe një lëvizje të saktë, ai arrin të neutralizojë autorin, duke e bërë të pafuqishëm përpara se të shkaktonte ndonjë dëm.

Sipas pronarit të biznesit, personi i ndaluar iu dorëzua më pas policisë, e cila mori masat ligjore për rastin.

Ky veprim i shpejtë i ish-ushtarit meriton vlerësim maksimal, duke u cilësuar si një shembull i rrallë i guximit qytetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit