Durrës/ Vajzat e vogla flenë në rrugë mbi një copë karton

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.09.2025, 00:03

Një qytetare ka ndarë me JOQ një foto shqetësuese nga Durrësi, ku në orët e para të mëngjesit, rreth orës 08:00, janë parë dy fëmijë të vegjël të shtrirë në trotuar pranë plazhit.

Vajzat e vogla ishin mbuluar me një çarçaf të vjetër dhe flinin mbi një dyshek të improvizuar prej kartoni, në mes të rrugës, duke u lënë krejtësisht të pambrojtura.

Kjo foto tregon gjendjen alarmante të braktisjes dhe mungesës së kujdesit për fëmijët në rrugë, një fenomen që vazhdon të përsëritet në qytetet shqiptare, sidomos në sezonin turistik.

Thekson po ashtu neglizhencën e shërbimeve sociale, duke mos u mundësuar një strehë personave në nevojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit