“Do t’ju hapim barkun me plumba”, ky është efektivi i FNSH që kërcënoi forcat “Shqiponja”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.09.2025, 00:02

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër, ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka kërcënuar një punonjës të forcave “Shqiponja”.

Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se bëhet fjalë për efektivin e FNSH Albert Kapaj, i cili nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes, së bashku me vëllain e tij A. Kapaj, iu afruan efektivit të Shqiponjave A.P., gjatë një postoblloku dhe e kërcënuan me fjalët: “Do të hapim barkun me plumba”.

Sipas të njëjtave burime, konflikti ka lindur pas një gjobe të vendosur nga efektivi i Shqiponjave për një automjet me xhama të zinj. Pas incidentit, të dy vëllezërit janë shoqëruar në ambientet e policisë për t’u marrë në pyetje.

JOQ Albania ka siguruar gjithashtu një foto të efektivit të FNSH të përfshirë në ngjarje.

Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të madh brenda radhëve të uniformave blu, pasi bëhet fjalë për një përplasje mes vetë punonjësve të policisë, duke ngritur pikëpyetje mbi disiplinën dhe kontrollet e brendshme të forcave të rendit.

Ky incident vjen në një kohë kur qyteti verilindor po përjeton një valë ngjarjesh kriminale të ndodhura në ditët e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit