Videoja/ Momenti kur qëllohet me plumb në fyt Charlie Kirk

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.09.2025, 23:34

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të mërkurë në Utah Valley University (UVU). Konservatori dhe mbështetësi i flaktë i Donald Trump, Charlie Kirk, u qëllua me armë gjatë një aktiviteti publik.

Sipas NBC News, Kirk, 31 vjeç, kishte rreth 20 minuta që po fliste në prezantimin e tij kur e qëlluan me armë nga një ndërtesë aty pranë. Ai u qëllua në qafë dhe u largua menjëherë nga skena nga ekipi i tij i sigurisë.

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, ndërsa pamjet e arrestimit po qarkullojnë në rrjetet sociale.

KLIKONI KËTU PËR TË PARË VIDEON

Kush është Charlie Kirk?

Charlie Kirk është komentator konservator, aktivist politik dhe themelues i organizatës rinore Turning Point USA. I njohur për mbështetjen e fortë ndaj Donald Trump, ai është kthyer në një nga zërat më të fuqishëm të së djathtës amerikane. Në moshën 31-vjeçare, ai ka krijuar një bazë të gjerë ndjekësish, sidomos mes të rinjve, duke marrë pjesë rregullisht në media kombëtare dhe nëpër kampuse universitare në SHBA. Kirk është gjithashtu baba, gjë që ka bërë thirrjet për mbështetje ndaj tij edhe më emocionale pas sulmit.

Ngjarja në UVU ka shkaktuar tronditje në skenën politike amerikane, duke sjellë reagime të menjëhershme nga politikanë, ligjvënës dhe publiku. Hetimet për këtë akt dhune vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit