8-vjeçari pi vape, hidhet motra e tij e madhe: S’ka asgjë të keqe!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.09.2025, 23:12

Një ngjarje shqetësuese është raportuar këtë pasdite në rrugën Sadik Petrela në Tiranë. Rreth orës 16:30, një qytetar ka filmuar një fëmijë të moshës rreth 8-9 vjeç teksa pinte vape në një nga baret e zonës.

Dëshmitari që ka dërguar videon thotë se pranë fëmijës ishin ulur disa të rritur, ndërsa kur u afruan për ta pyetur nëse ai ishte vetëm, u përgjigj motra e tij e madhe, e cila punonte si kamariere në lokal.

Denoncuesi shkruan:

"Përshëndetje JOQ, Sot rreth orës 16:30, në rrugën Sadik Petrela, në një nga baret ishte një fëmijë i ulur me disa të rritur pranë. Me këtë video dua t’ju tregoj fëmijën që është rreth moshës 8-9 vjeç duke pirë vape. Më e keqja është se kur shkuam dhe e pyetëm nëse kishte dikë më të rritur me vete, u përgjigj motra e tij më e madhe që punonte si kamariere (ishte maxhorene).Ne i thamë: "E dini se është e ndaluar që fëmija të pijë vape?" dhe ajo u përgjigj me fjalët "Po" dhe "E di që vëllai im pi vape dhe nuk ka asgjë të keqe." Ju lutem, postojeni këtë video!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit