Ç’po ndodh në Shkodër? Efektivi i FNSH kërcënon forcat ‘Shqiponja’: Do t’ju hapim barkun me plumba!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.09.2025, 22:39

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku forcat “Shqiponja” janë përballur me kërcënime të rënda nga dy persona.

Në media raportohet se, teksa ndodheshin në një postobllok, dy shtetas iu afruan efektivëve të policisë dhe i kërcënuan me fjalët: “Do t’ju hapim barkun me plumba”. Pas kërcënimit, ata tentuan të largoheshin, por u ndoqën dhe u ndaluan menjëherë nga policia.

Dy personat janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Mësohet se njëri prej tyre është efektiv i Forcave Kombëtare të Sigurisë (FNSH), i cili në momentin e ngjarjes nuk ishte në shërbim.

Arsyet që çuan në këtë veprim mbeten ende të paqarta, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit