Gjenden dy të moshuar në Shkodër dhe Tiranë, kërkohet ndihmë për gjetjen e familjarëve të tyre

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.09.2025, 21:07

Dy raste shqetësuese janë raportuar pak minuta më parë në redaksinë e JOQ Albania, ku dy të moshuar janë gjetur të humbur nga qytetarët dhe janë marrë në kujdes nga policia.

Rasti i parë ka ndodhur në Shkodër. Një qytetare tregon se rreth dy orë më parë, pranë një karburanti në lagjen Fermentim, patrulla e policisë ka gjetur një të moshuar e cila ishte në gjendje të pavetëdijshme psikologjike. Ajo është shoqëruar menjëherë në spitalin rajonal dhe më pas në spitalin psikiatrik, pasi nuk kujtonte asgjë tjetër përveç emrit të saj. Gruaja prezantohet si Lirie Mehmet Lohja.

Rasti i dytë është raportuar në Tiranë. Një i moshuar rreth 85 vjeç, me mbiemrin Hoxha, është gjetur nga një qytetar dhe është dërguar në Komisariatin nr. 6. Qytetari që e gjeti tregon se i moshuari quhet Dino, por nuk kujton dot asgjë tjetër. Aktualisht ai ndodhet në ambientet e komisariatit.

JOQ Albania i bën thirrje familjarëve dhe të afërmve të dy të moshuarve që të paraqiten sa më shpejt në spitalin psikiatrik të Shkodrës ose në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, për t’i marrë pranë vetes dhe për të shmangur çdo rrezik për ta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit