Në Peshkopi të ndotësh qytetin duket se nuk është problem dhe nuk përbën shkelje ligjore!
Mund të duket e çuditshme, por guximi i shoferit të këtij kamioni këtë të le të nënkuptosh. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ, kamionët kanë krijuar një landfill brenda qytetit, në afërsi të spitalit.
Ata ngarkojnë plehra dhe inerte nga vende të ndryshme, dhe shkojnë për t’i hedhur pikërisht te ky vend që shikoni në pamje. Ndotësit nuk tremben nga ndëshkimi i ligjit, ndërkohë që institucionet lokale nuk e vrasin mendjen fare për të marrë masa që parandalojnë këtë veprimtari.
Në denoncimin e plotë qytetari shkruan: “Përshëndetje JOQ. Shikoni ku i hedh inertet e mbeturinat afër spitalit të Peshkopisë. Bashkia kalon andej i shikon dhe i përshëndet për punën e mirë që po bëjnë. Nga një herë i hedhin dhe nga një kamion me dhe për t’i mbuluar dhe ja ku del lavazhi aty me pak investim. Në rast se e shikoni të arsyeshme postojeni se ndoshta i vret sedra e ndoshta ndërhyjnë.”