Po notonte në det, mbytet 16-vjeçari në Durrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.09.2025, 20:19

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në zonën e plazhit të Durrësit, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën teksa notonte në det.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13. Adoleshenti me inicialet E. V., banues në të njëjtën lagje, është mbytur gjatë kohës që po lahej.

Aktualisht nuk ka më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar shkaqet e plota të mbytjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit