Policët e Shqiponjave mërziten pas ‘Benz-it’, futen në parakalim të gabuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.09.2025, 20:12

Kjo video është regjistruar në rrugën që të çon drejt aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, në periferi të Tiranës.

Në pamje shfaqen katër policë, të cilët po udhëtojnë me dy motora. Në një moment, ndërsa ndodhen pas një automjeti tip “Benz” që po kalon një kthesë, ata kryejnë një parakalim të gabuar. Nga mënyra si veprojnë, duket qartë se nuk kanë qenë në gjendje emergjence, pasi sirenat e motomjeteve nuk janë ndezur dhe rruga kishte vijë të pandërprerë, që nënkupton ndalimin e parakalimit.

Videon e kanë filmuar dy të rinj, të cilët dëgjohen duke ironizuar: “Ja shteti, ec shtet! Policia që duam.” Ata shtrojnë pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse një qytetar i zakonshëm do të kryente një manovër të tillë? A do të merren masa ndaj policëve në fjalë?

Ngjashëm, edhe Rruga e Arbrit ka problematika të tilla me ndalimin e parakalimeve. Meqë rruga ka vetëm dy korsi, në pjesën më të madhe të saj parakalimi është i ndaluar. Për pasojë, dhjetëra automjete shpesh ngecin pas kamionëve që lëvizin me shpejtësi shumë të ulët, pasi shoferët nuk guxojnë të shkelin vijën e pandërprerë, nga frika e gjobave dhe humbjes së pikëve në patentë.

Tani mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim zyrtar për këtë rast, apo Policia do të zgjedhë të heshtë për sjelljen e punonjësve të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit