Qytetarja apel çiftit: Më ktheni portofolin që gjetët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.09.2025, 18:56

Një vajzë nga zona e Qerretit ka humbur portofolin e saj vetëm disa ditë më parë, teksa ecte në pedonale. Portofoli është i vogël, me ngjyrë kafe, dhe sipas saj përmban dokumentet e identifikimit që janë shumë më të rëndësishme se çdo shumë parash që ndodhej brenda.

Vajza ka dërguar pamje pranë redaksisë ku një çift duket se e ka gjetur dhe e ka marrë portofolin. Ajo apelon përmes JOQ për çiftin që e ka gjetur të bëjë gjestin e duhur dhe ta kthejë. Pasi vajzës i duhen dokumentat patjetër.

Nëse çifti nuk e bënë këtë vajza do t’i denoncoj në polici.

Denoncimi i qytetares:

Përshëndetje JOQ, të lutem nëse e publikon nga zona e Qerretit në pedonale më ka humbur portofoli, një i vogël ngjyrë kafe. Të lutem se kam të gjitha mjetet e identifikimit dh ato kanë shumë rëndësi fundja lekët le ti mbajnë! Të lutem publikoje të ma kthejë ose do i dorëzoj pamjet në polici.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit