Shoferët nuk mbushen mend, varg parakalimesh të rrezikshme në Lezhë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.09.2025, 18:24

Rast të rrezikshme janë regjistruar këtë fundjavë në aksin Lezhë–Manati, ku disa automjete u filmuan duke kryer parakalime të njëpasnjëshme në vijë të plotë. Pamjet tregojnë katër apo pesë makina që kalojnë njëra pas tjetrës duke sfiduar rregullat dhe duke rrezikuar jetën e drejtuesve të tjerë.

Fenomeni është bërë gjithnjë e më i shpeshtë sidomos gjatë periudhës së pushimeve, kur qarkullimi është më i madh dhe toleranca ndaj shkeljeve duket minimale. Edhe pse raste të ngjashme janë denoncuar vazhdimisht nga JOQ Albania dhe disa shoferë janë gjobitur, duket se shumë prej tyre nuk nxjerrin mësim.

Sjellje të tilla tregojnë qartë mungesën e përgjegjësisë dhe vetëdijes në komunikacion. Derisa shkelësit të kuptojnë se rregullat nuk janë formalitet por garanci për jetën, rrugët tona do të mbeten një kërcënim i përditshëm.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, të dielën që kaloi isha rrugës nga Lezha për Manati na parakaluan në vijë të plotë 4 apo 5 makina radhazi. Kjo po që është një gjë e pa tolerueshme dhe më ka ndodhur shumë shpesh gjatë periudhës së pushimeve në Shqipëri, desha të shoqëroj video dhe shpresoj të merren masa ndaj tyre edhe kjo të shërbej për ngritjen e vetëdijes në komunikacion. Ju përshëndes!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit