Shitësi filmohet duke përzier vajin e ullirit me vaj luledielli në Durrës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.09.2025, 18:13

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke nxjerrë në pah një fenomen alarmant.

”Në pamjet e filmuara pranë tregut “Iliria” në zonën e plazhit në Durrës, shihet qartë një shitës duke përzier vajin e ullirit me vaj luledielli, për ta shitur më pas si produkt të pastër.

Qytetari që ka dërguar videon tregon se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30, pranë tregut që u dogj dy muaj më parë. Sipas tij, shitësi në fjalë tregtonte përballë tregut “Iliria”, ku shiste gjithashtu mjaltë dhe vaj.

Pamjet shfaqin momentin kur ai derdh vaj luledielli në shishen që duhej të ishte e mbushur vetëm me vaj ulliri.

Denoncuesi ka ngritur alarmin për këto abuzime dhe fallsifikime, të cilat rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve dhe cenojnë besimin e qytetarëve te produktet vendase.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit