Rruga nën pushtimin e ujërave të zeza, puseta mbi dy vite e hapur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.09.2025, 17:45

Prej më shumë se dy vitesh, një pusetë e hapur e ujërave të zeza në rrugën “Naum Veqilharxhi” është kthyer në rrezik të përditshëm për banorët e zonës. Denoncimi vjen nga qytetarë të shqetësuar, të cilët thonë se gjendja nuk ka ndryshuar pavarësisht ankesave të përsëritura.

Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se nga kjo rrugë kalojnë çdo ditë fëmijët e shkollës. Veç këtij fakti ujërat e zeza nga pamjet e dërguara hynë në çdo shtëpi.

Pamjet tregojnë qartë se puseta jo vetëm është jashtë funksionit, por përbën një vatër infeksioni dhe një kërcënim për shëndetin publik. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, duke theksuar se nuk ka më justifikim për një neglizhencë kaq të gjatë.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje! Ju lutem shikoni pak çfarë bëhet në rrugën Naum Veqilharxhi. Kjo pusetë e ujërave të zeza është në këtë gjendje mbi 2 vite. Këtu kalojnë fëmijët çdo ditë për në shkollë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit