Vetëm tri ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, një situatë alarmante është denoncuar në shkollën 9-vjeçare "Sabaudin Gabrani", në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë.
Edhe pse në këtë shkollë, një ndër më të mëdhatë në kryeqytet, janë mbi 1,000 nxënës, shumica e të cilëve në ciklin fillor, mungesa e ujit ka lënë jashtë funksionit tualetet e shkollës.
Denoncimi në redaksinë tonë vjen nga një prind, e cila tregon se vajza e saj refuzon të përdorë tualetet e shkollës, pasi janë në gjendje të mjerueshme dhe pa ujë. Ajo ka shkuar edhe vetë në shkollë për të parë si është situata dhe ka mbetur e tronditur nga ato që ka parë.
“Shkolla nuk ka ujë. Vajza më tha që nuk hyn dot në tualet sepse është pis dhe pa ujë, por nuk e imagjinoja këtë nivel,” shprehet ajo për redaksinë.
Sipas saj kjo situatë problematike, por edhe tepër skandaloze, është e njëjtë
Shkolla “Sabaudin Gabrani” është një nga institucionet më të mëdha 9-vjeçare në zonë, dhe ndodhet në një lagje të populluar të Tiranës. Mungesa e ujit përbën një rrezik serioz për shëndetin dhe higjienën e fëmijëve, veçanërisht në ciklin fillor, ku nevojat janë më të ndjeshme. Prindërit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet arsimore dhe bashkia, për të garantuar kushtet minimale të sigurisë dhe higjienës në shkollë.
Denoncimi i qytetares:
"Si jeni? E di qe keni pafund denoncime qe ndoshta jane edhe me te rendesishme se problemi im por ketu ne vendin tone te dashur duket qe gjerat skane per tu normalizu ndonjehere. Ka vetem tre dite qe ka filluar shkolla dhe ne mes te Tiranes, shkolla me mbi 1000 femije ska uje. Me kishte thene vajza qe nuk shkoj dot ne tualet se eshte pis dhe ska uje por se mendova ne ate gjendje. Eshte shkolle fillore dhe femijet jane te vegjel kam shkuar vet sot dhe kur kam pare gjendjen jam tmerruar. Idea eshte se nuk ngre zerin njeri. Edhe stafi shkolles rri urte, mbulojne njeri tjetrin shkolla Sabahudin Gabrani. Tek 21 Dhjetori. Idea te ngrihet zeri dhe ata qe jane pergjegjes e dine ralitetin. Ishalla reagojne. Sot pasi shoqerova femijet arrita te bej nje video tjeter per mungesen e ujit ne shkolla. Nuk munda te bej dot video me shume dhe me te gjata pasi gjithe stafi eshte ne levizje ne ate orar. degjova qe ka dhe shkolla te tjera pa uje"