QMK: 29 zjarre në ambiente të hapura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.09.2025, 14:59

Gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura janë evidentuar në shtet sot në mëngjes deri në orën shtatë, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarre aktive ka në deponinë Drislla në komunën e Studeniçanit, afër fshatit Nikushtak në komunën e Likovës, fshatin Bullaçani në komunën e Gazi Babës dhe afër fshatit Tatesh dhe lagjes Elenkamen në komunën e Strugës.

Nën kontroll janë zjarret në komunat Berovë dhe Strumicë. Afër fshatit Rusinovë, janë djegur pylli me lis, ah dhe fier.

Në fshatin Kuklish është djegur një deponi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit