Erogen Brajoviç, i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur pranë Bashkisë së Shkodrës ku mbetën të vrarë dy persona, ka dhënë sërish dëshmi para hetuesve. Nga spitali i Traumës në Tiranë, ai ka pranuar miqësinë me pjesëtarë të fisit Bajri, por ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje kriminale. “Kam miqësi me disa prej tyre, por nuk jam përfshirë në asnjë aktivitet kriminal. Ragip Gilën nuk e njoh dhe nuk kam asnjë konflikt me të”, ka deklaruar Brajoviç.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë, kur Brajoviç dhe Armando Pali po pinin kafe në një lokal, ndërsa autori i dyshuar, Ragip Gila, hapi zjarr me breshëri. Në atentat mbeti i vrarë në vend Pali, ndërsa truproja i Brajoviçit, Liridon Kraja, humbi jetën në spital. Vetë Brajoviç mori tre plumba, ndërsa u plagos edhe kamarierja e lokalit, Meri Kaceri, 25 vjeç. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave.