Gjyshi ngacmon gjimnazistet, u kërkon numrin e telefonit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.09.2025, 14:36

Gjatë javëve të fundit janë shtuar rastet kur persona të rritur ngacmojnë në mënyrë të papërshtatshme me vajza të reja dhe adoleshente, duke u kthyer në një problem serioz për to.

Një ngjarje e tillë u raportua pak më parë nga ana jonë, ku një vajzë e re kishte marrë vazhdimisht mesazhe dhe komente të papërshtatshme në Instagram nga një person i moshuar me emrin Duri. Në komunikimet e tij ai përdorte gjuhë fyese dhe ofenduese, duke e vënë vajzën në një situatë të pakëndshme.

Një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku një i moshuar dyshohet se ndalon vajzat pranë një lulishteje afër gjimnazit dhe u kërkon numrin e telefonit. Sipas vajzave, ai madje ka treguar edhe imazhe jo të përshtatshme. Një grup nxënësesh kanë dërguar edhe video, ku pretendojnë sjellje shqetësuese nga ana e tij.

Përshëndetje JOQ, a mund ta hidhni këtë ped**ilin në faqen duaj! Ndodhet në qytetin e Gramshit dhe ngacmon çdo lloj vajze. Na kërkon numrin e telefonit dhe na tregon foto lakuriq. Ne jemi gjimnaziste sa kemi dalë nga shkolla, dhe u ulëm këtu. Na vinte para dhe na thonte më jep numrin e telefonit. Këtu thotë hajde ulu me mua më jep numrin.”

Fenomeni i tillë po shfaqet gjithnjë e më shpesh në shoqëri, ndaj është e rëndësishme që familjarët të jenë të kujdesshëm me të afërmit e tyre dhe institucionet përgjegjëse të marrin masat e duhura ligjore për të parandaluar sjellje të tilla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit