Domatet me pesticide, i përfshirë dhe kryeinspektori, nipi i oligarkut Pëllumb Salillari

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.09.2025, 13:06

Pak ditë më parë, Kroacia ktheu mbrapsht 8 ton domate shqiptare të kontaminuara me pesticide. Skandali, i cili kishte vulën e AKU, shpërtheu në media, dhe për të larë hesapet para publikut, në pranga përfunduan dy inspektorët Ronald Lika dhe Griselda Doksani dhe administratori i kompanisë “EraFruit”.

Por siç ndodh rëndom në këtë vend, ai që ka mbiemrin dhe lidhjen e duhur nuk preket. Sipas një denoncimi të mbërritur pranë redaksisë tonë, kryeinspektori që firmosi kalimin e ngarkesës, Rauf Salillari, u la jashtë dosjes. Dhe kjo, jo se ishte i pafajshëm, por sepse është nipi i oligarkut të ndërtimit, Pëllumb Salillari. Pra, kur mbiemri është “Salillari”, drejtësia e mbyll dosjen pa e hapur.

Hetimi vërtetoi se administratori i kompanisë kishte lëshuar një faturë fiktive në emër të një fermeri për të kaluar mallin, ndërsa inspektorët e AKU-së, edhe pse të njoftuar përmes sistemit RASFF, shkuan më 29 gusht 2025 dhe “nuk gjetën” asnjë domate në magazinë. Ata pranuan faturën false dhe e mbyllën procesin si të rregullt, duke u sjellë si noterë të mashtrimit.

Pra, realiteti është i qartë: tre emra pa mbrojtje politike përfundojnë në burg për të bërë show, ndërsa Rauf Salillari me mbiemrin e pushtetit fshihet pas lidhjeve familjare dhe del i larë si kristal. Kjo është Shqipëria e oligarkëve, ku peshqit e vegjël kapen për sy e faqe, ndërsa “peshku i madh” noton i qeshur, me bekimin e shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit