Dy inspektorët e AKU-së që lejuan eksportin e 8 ton domateve me pesticide drejt Kroacisë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.09.2025, 12:42

Personat në foto, dy inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika, janë vënë në pranga pas një hetimi të Prokurorisë së Beratit, pasi lejuan në mënyrë të qëllimshme eksportin e 8 tonëve domate me përmbajtje të lartë pesticidi drejt Kroacisë. Bashkë me ta u arrestua edhe administratori i firmës eksportuese “EraFruit”, Mariglen Qorri, 40 vjeç.

Sipas hetimeve, inspektorët kishin plotësuar dokumentacionin në mënyrë fiktive, duke mos kryer marrjen e mostrave të domateve në magazinë dhe duke mos ndërmarrë asnjë masë bllokimi të tyre. Për më tepër, ata kanë pranuar si të rregullta faturat fiktive të paraqitura nga biznesmeni, duke manipuluar faktet mbi origjinën dhe cilësinë e produkteve.

Domatet e eksportuara rezultuan me nivele të larta të preparatit të ndaluar “Chlorefenapyr” dhe u asgjësuan nga autoritetet kroate menjëherë pas analizave laboratorike. Rasti ka shkaktuar reagime të forta dhe ka vënë në dyshim funksionimin dhe integritetin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimore në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit