Paskuqan/ Vëllai i madh qëllon me thikë dy vëllezërit e tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.09.2025, 12:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një konflikt i çastit mes tre vëllezërve ka përfunduar me plagosje. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi Elis Miftari, 29 vjeç, ka goditur me thikë dy vëllezërit e tij, Zenel Miftari, 27 vjeç dhe Alfons Miftari, 20 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, dhe dyshohet se konflikti ka pasur motive të dobëta. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e komisariatit për procedurat e mëtejshme.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë familjare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit