8 ton domate me pesticide nga Shqipëria të kompanisë “Era Fruit”, dy inspektore të AKU në pranga

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.09.2025, 12:05

Dy inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në Berat, së bashku me administratorin e kompanisë “Era Fruit”, janë vënë në pranga pas një operacioni të Prokurorisë, pasi akuzohen se kanë lejuar eksportin drejt Kroacisë të një sasie prej rreth 8 tonë domate të kontaminuara me pesticidin e ndaluar “Chlorfenapyr”.

Sipas hetimeve, autoritetet kroate konstatuan se domatet e importuara nga Shqipëria kishin përmbajtje të lëndës së rrezikshme në masën 0.06 mg/kg, ndërsa norma e lejuar është vetëm 0.01 mg/kg. Pas analizave, produkti u shpall i rrezikshëm për shëndetin dhe u asgjësua.

Personat e ndaluar janë: Mariglen Qorri, administrator i “Era Fruit" dhe dy inspektorët e AKU-së, Ronaldo Lika dhe Griselda Dokasani

Ndaj tyre rëndojnë disa akuza, përfshirë: “Importim, prodhim, shitje dhe ruajtje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrim me produkte ushqimore”, “Falsifikim dokumentesh, “Shpërdorim detyre”.

Hetimi zbuloi se administratori kishte lëshuar një faturë fiktive blerjeje në emër të një fermeri, të cilën e përdori për procedurat doganore dhe për raportin e gjurmueshmërisë në AKU, duke u përpjekur të shmangte përgjegjësinë ligjore mbi produktin.

Nga ana tjetër, inspektorët e AKU-së, edhe pse kishin marrë njoftim përmes sistemit RASFF, gjatë inspektimit të datës 29 gusht 2025, nuk gjetën asnjë sasi domatesh në magazinat e kompanisë dhe e mbyllën procesin sikur gjithçka ishte në rregull. Ata pranuan faturën fiktive të administratorit dhe nuk bllokuan produktin, duke shmangur marrjen e mostrave për analiza.

Prokuroria e Beratit, në bashkëpunim me Seksionin Kundër Krimit Ekonomik dhe forcat e policisë, ka kryer sekuestrimin e një sërë produktesh të tjera në subjektin “Era Fruit”, përfshirë domate, speca dhe kastraveca, që dyshohen të jenë të kontaminuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit