Gardisti i nxjerr armën qytetarit, sherr se kush do kalojë i pari me makinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.09.2025, 11:28

Një punonjës i Gardës së Republikës, me inicialet D.K., është vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi ka kërcënuar me armë zjarri një qytetar, pas një debati të çastit mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Sipas raportimeve, konflikti mes gardistit dhe qytetarit ka nisur për një arsye banale: një debat mbi përparësinë e kalimit me makinë në rrugë. Në kulmin e tensionit, gardisti ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka kërcënuar qytetarin, duke shkaktuar panik në zonë.

Fatmirësisht, situata nuk ka degjeneruar më tej dhe nuk është përdorur arma, ndërsa ndërhyrja në kohë e efektivëve të Komisariatit të Policisë bëri të mundur parandalimin e ngjarjes.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë regjistruar momentet e incidentit, dhe pas analizimit të pamjeve nga grupi hetimor, gardisti është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale të kanosjes me armë dhe shkeljes së rregullave të mbajtjes dhe përdorimit të armës së shërbimit.

AMP ka konfirmuar se hetimet po vijojnë dhe do të verifikohen të gjitha rrethanat e incidentit, përfshirë edhe respektimi i protokolleve të etikës dhe disiplinës nga ana e gardistit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit