Punonjësve të Zyrës Arsimore Bulqizë s’u ka dalë gjumi, qytetarët gjejnë dyert e mbyllura

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.09.2025, 11:02

Pranë redaksisë së JOQ ka mbërritur një denoncim nga qytetarë të Bulqizës, të cilët, me dokumente në dorë janë paraqitur sot në Zyrën Arsimore për të marrë një shërbim. Por, zyra ishte mbyllur jo për pushim dreke, jo për ndonjë festë shtetërore, por thjesht, mbyllur. Ora? 10:30 paradite.

Sipas denoncuesve, dera ishte kyçur dhe asnjë punonjës nuk ndodhej në zyrë, ndërsa qytetarët sorollateshin përpara institucionit duke kërkuar një shpjegim që nuk erdhi kurrë. Mesa duket, në Bulqizë administrata publike funksionon me orare “kreative”.

Në krye të këtij institucioni ndodhet Majlinda Laçi, përgjegjësja e Zyrës Arsimore, e cila duket se nuk ja ka idenë se ku i ka punonjësit. Deri tani, asnjë reagim. Në fund të fundit, kush ka kohë për qytetarët?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit