Një vajzë e re është vënë në shënjestër të një burri në moshë të babait të saj në rrjetin social Instagram, i cili i ka dërguar disa mesazhe ngacmuese dhe të turpshme. Maniaku e komenton pamjen e saj në mënyrë të ndyrë dhe e ofendon me fjalë të ulëta duke treguar një sjellje të turpshme dhe shqetësuese për një vajzë që është në moshën e vajzës së tij.
Mesazhet e dërguara janë të mbushura me nënkuptime seksuale dhe fyerje që i kalojnë kufijtë e çdo etike, ku burri i identifikuar si Duri S. i thotë vajzës “po pra bravo të ha pjeshkën o Zot”, duke e trajtuar si objekt epshi. Vajza ka shprehur hapur shqetësimin e saj, duke thënë se ndihet e neveritur dhe e trembur nga ky ngacmim i përsëritur, ndërsa kërkon që raste të tilla të mos injorohen.
“Yyyyy super. Po pra bravo të ha pjeshkën o Zot. Bravo që e respekton vendlindjen. Super pjeshkë, po shumë pordhë zemër paske. Ça pazari ke, fol? Sa më shumë t’ju shkruani juve, aq më shumë ju hypin pordhët. Se kanë dalë në treg më të reja. Po deshe, fol me këtë qejf që po të shkruaj, se nesër vk nuk ia vlen më me u marrë me ty”, janë këto mesazhet ngacmuese të një burri drejtuar një vajze në rrjetin social Instagram.
Ky nuk është thjesht një flirt banal, është ngacmim seksual, psikologjik nga një burrë që nuk njeh turp e as kufij. Raste të tilla duhen ndëshkuar nga policia. Vajzat nuk janë objekt për të shfryrë fantazitë e kalbura të burrave që përdorin internetin për të ngacmuar të rejat. Vajza ka të drejtë të ndihet e sigurt, dhe ky maniak duhet të përballet me pasojat.
