Buka e mykur në marketin “Xhangolli”, qytetarja ja hedh “fytyrës”

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 10.09.2025, 09:03

Një qytetare nga Tirana ka denoncuar për JOQ një rast shqetësues me një produkt të skaduar dhe të mykur, të blerë në marketin “Xhangolli” në zonën e Laprakës.

Sipas saj, buka e tostit ishte blerë nga fëmijët e saj dhe vetëm pasi u hap në shtëpi, ajo vuri re gjendjen e saj të papërshtatshme për konsum. Gruaja u rikthye menjëherë në market për ta kthyer produktin, duke shpjeguar situatën. Në një video të siguruar, dëgjohet edhe shitësja që i thotë se do t’ia kthejë lekët.

Ky rast ngre sërish shqetësimin e cilësisë së produkteve ushqimore që shiten në treg dhe nevojën për më shumë kontrolle nga autoritetet përgjegjëse, pasi konsumimi i produkteve të tilla përbën rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit