SI SOT/ Tenderi psikiatrik i Manastirliut, heshtja e SPAK ushqen mashturesit me lekët e popullit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.09.2025, 09:02

Në vitin 2020 u zhvillua një tender me vlerë mbi 3.2 miliardë lekë të vjetra për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit në një institucion publik. Tenderi u karakterizua nga shkelje të rënda ligjore, duke përfshirë dhënien e kontratës një kompanie, pronarja e së cilës ishte arrestuar për mashtrim me TVSH-në vetëm një vit më parë.

Gara u zhvillua në kushtet e një konkurrencë fiktive, pasi një prej kompanive pjesëmarrëse nuk dorëzoi fare ofertë, duke bërë të dukshme paracaktimin e fituesve. Kjo situatë reflektoi një model të përsëritur në prokurimet publike, ku formalitetet e garës përdoren për të mbuluar përfitime të paracaktuara nga një rrjet i mirëorganizuar klientelist.

Megjithë shkeljet e qarta dhe dyshimet për abuzime me fondet publike, SPAK nuk ndërmori asnjë veprim hetimor për këtë rast. Heshtja e SPAK tregon mungesë vullneti për të luftuar korrupsionin në sistemin e prokurimeve. Si shumë raste edhe kjo tregon se si tenderët publike në Shqipëri vazhdojnë të jenë arenë për shfrytëzim dhe klientelizëm.

A do të vijojmë të tolerojmë një sistem prokurimesh publike të kapur nga klientelizmi që po abuzon me fondet shtetërore?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit