Apple prezanton iPhone 17, Pro dhe Apple Watch Ultra 3

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.09.2025, 22:04

Apple ka zbuluar së fundmi gamën e re të smartfonëve iPhone 17 dhe orën inteligjente Apple Watch Ultra 3. iPhone 17 vjen me ekran më të madh dhe më të ndritshëm, dy kamera, përfshirë një kryesore 48 megapiksel, dhe bateri që zgjat deri 8 orë më shumë se modelet e mëparshme. Çmimi fillon nga 799 dollarë, dhe modeli vjen në pesë ngjyra të ndryshme.

Një tjetër variant i ri është iPhone Air, smartfoni më i hollë i Apple me vetëm 5.6 mm trashësi, i cili kushton nga 999 dollarë për versionin 256 GB.

Modeli kryesor iPhone 17 Pro përfshin përmirësime të shumta në jetëgjatësinë e baterisë, kamerat dhe shpejtësinë e përdorimit, me çmim prej 1,099 dollarë, ndërsa Pro Max pritet të kushtojë rreth 1,199 dollarë.

Apple ka prezantuar gjithashtu orën e re Apple Watch Ultra 3, modeli premium i së cilës kushton 799 dollarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit