Gjatë ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 mes Serbisë dhe Anglisë, e cila po zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitić” të Beogradit, është vënë re një episod skandaloz në tribuna.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, tifozët serbë kanë shpalosur një banderolë ku shfaqet harta e Kosovës e mbuluar me ngjyrat e flamurit serb, një provokim i rëndë dhe i përsëritur në ndeshje të organizuara nga UEFA dhe FIFA.
Ky akt pritet të sjellë reagime nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në UEFA për incidentin.
Ndërkohë, pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultatin 0-2 në favor të Anglisë, që dominoi me lojë dhe rezultat. Golat u shënuan nga Harry Kane në minutën e 33-të dhe Noni Madueke në minutën e 35-të.