Asllani kalon Shqipërinë në avantazh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.09.2025, 21:14

Kombëtarja shqiptare e futbollit po zhvillon ndeshjen kualifikuese të Grupit K për Kupën e Botës 2026 ndaj Letonisë, në “Air Albania” të Tiranës.

Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh falë një goli të Kristjan Asllanit, i cili shënoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e çuar rezultatin në 1-0 për Shqipërinë.

Ndeshja është ende në zhvillim dhe Shqipëria po kërkon ta thellojë rezultatin për të siguruar fitoren e radhës në rrugën drejt Botërorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit