Eni Vasili “shoqe” e Endri Meksit, lë gazetarët 6 muaj pa paga

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.09.2025, 21:29

Disa ditë më parë, aktorja Delinda Disha reagoi publikisht duke degjeneruar televizionin MCN TV të Endri Meksit, teksa akuzonte pronarin dhe administratoren Marsida Karabollaj, se kanë të paktën 5 muaj që nuk u kalojnë pagat punonjësve. Përballë kësaj situate, Delinda njoftoi largimin nga emisioni që moderonte, pasi e kuptoi se pagesat nuk kishin më asnjë shans të kryheshin.

Në vend që të reflektonte dhe t’u jepte hakun njerëzve që mbajnë në këmbë televizionin, Meksi zgjodhi t’i përgjigjej me fyerje edhe një reagimi zyrtar nga një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të medias, duke përdorur një gjuhë banale dhe aspak të denjë për një administrator: Ej, asosacioni, s’me do k*ri!

Por situata nuk është e izoluar vetëm te MCN TV. Probleme të ngjashme janë denoncuar edhe në RTSH, ku disa punonjës dhe bashkëpunëtorë të jashtëm thonë se nuk janë paguar që nga muaji prill. RTSH dhe Eni Vasili si drejtoreshë e këtij institucioni nuk jep asnjë shpjegim për situatën e krijuar, duke u bërë “kopjace” e Endri Meksit në trajtimin e punonjësve.

Madje, sipas disa denoncimeve publike, drejtoresha është aq shumë arrogante sa “më lehtë futesh në Shtëpinë e Bardhë se në zyrën e Eni Vasilit.”

Mosshlyerja e pagave është kthyer në një barrë të rëndë për gazetarët dhe punonjësit e medias, të cilët përballen me pasiguri ekonomike, ndërkohë që drejtuesit e këtyre institucioneve heshtin. Kjo situatë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve kompetente, për të garantuar respektimin e të drejtave të punonjësve dhe mbarëvajtjen e institucioneve mediatike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit