Ministrja e Shëndetësisë në Suedi, Elisabeth Lann, humbi ndjenjat gjatë një konference për shtyp, pak minuta pasi kishte prezantuar panelin.
Ajo u rrëzua në tokë, ndërsa anëtarë të tjerë të pranishëm nxituan menjëherë për ta ndihmuar dhe i dhanë ndihmën e parë.
Në një njoftim të mëvonshëm, autoritetet konfirmuan se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe nuk paraqet rrezik për jetën.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim, por ministrja tashmë po merr kujdesin e duhur mjekësor.